Dita e djeshme, 20 prill ka qënë dita ndërkombëtare e kanabisit e njohur ndryshe me ‘kodin’ 420.

Personalitetet e njohura të huaja e shqiptare kanë uruar fansat në këtë ditë në format e tyre. Kim Kardashian ka lançuar emoji-t e reja me format e kanabisit, Ellen DeGeneres ka shkruar: ‘Gëzuar 420 të gjithëve’ me një foto nga studioja e emisionit të saj të famshëm, ndërsa Miley Cyrus ‘mbretëresha’ e këtyre postimeve qëndroi në heshtje.

Por, çfarë bënë VIP-at shqiptarë?

Ledri Vula, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi publikuan këngën e tyre të re, një remiks me titullin ‘Pablo’ kushtuar pikërisht kësaj bime, transmeton "Artistët Shqiptarë".

Enca zgjodhi një foto të Mona Lizës nën efektin e hashashit, ndërsa Era Istrefi një kuti të vogël me imazhin e tij, duke shkruajtur thjesht ‘420’.