Kryeministri Edi Rama ka uruar i pari nga radhët e politikanëve 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. Në një status në “Facebook”, Rama publikon një video promovuese të turizmit nëpër të gjithë Shqipërinë dhe uron 8 dhjetorin.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë pjesëz të bukurive mbresëlënëse të Shqipërisë, ju uroj
GËZUAR DITËN E RINISË
”, shkruan Rama.
Kujtojmë se shpallja e 8 dhjetorit Ditë dhe festë Kombëtare ishte një iniciativë e Partisë Demokratike.





