Sulmuesi Gianluca Scamacca, shpreson që Italia ta nis me sukses aventurën në “Euro 2024”, por e pranon se do të jetë shumë e vështirë përballë Shqipërisë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse kushdo që është këtu, në Kampionatin Evropian, është i fortë. Ne duhet të fokusohemi te vetja sepse kemi një grup të fortë. Shqipëria është e frikshme, është një moment i rëndësishëm për ne, për mua dhe për karrierën time. Në këtë moment arrij në formë të mirë dhe shpresoj të shënoj gola”, tha sulmuesi i Atalanata-s.

I pyetur gjatë konferencës për shtyp se si e imagjinoj debutim në Europian, ai tha: “Duke fituar. Shpresoj të fillojmë me këmbën e duhur në këtë aventurë”.