Tiranë, 8 shtator 2014 – Gianni De Biasi thotë se Shqipëria u mbrojt shumë mirë në takimin e mbrëmshëm dhe se fitorja është një rezultat historik.
Kuqezinjtë shënuan fitore 1-0 në udhëtim te njëra prej përfaqësueseve më të fuqishme në botë, Portugalia, falë një goli të bukur të shënuar nga Bekim Balaj. Dhe i kënaqur me të s’ka si të mos jetë edhe trajneri De Biasi.
“Është një rezultat historik – një fitore e mahnitshme. Shqipëria u mbrojt shumë mirë”.Mungesa e Cristiano Ronaldos ishte një fat i madh, pasi ai është lojtari më i mirë në botë, së bashku me Lionel Messi. “Kur ju fitoni kundër një kundërshtari që është në atë pozitë të renditjes së FIFA-s [e 11-ta], kjo është një gjë shumë e mirë”, ka thënë De Biasi.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





