Në fillim pushime çift në Greqi, ku tre vjet më parë u zbulua dashuria e tyre, më pas në Versajë së bashku me fëmijët.
Kjo verë e nxehtë duket se është relaksuese për Ilaria D’Amico dhe Gigi Bufon.
Çifti është fotografuar nga "Diva e Donna", teksa luan me fëmijët Davide Lee, Louis Thomas (të cilët janë fëmijët e portierit dhe të Seredovës) dhe Pietro (djali i D’Amico dhe Rocco Attisanin).
Nga fotot bien në sy format e admirueshme të Ilarias, ndërsa portieri i axurrëve duket i lumtur në praninë e partneres dhe fëmijëve.