Shefi më i famshëm i kuzhinës dhe njëkohësisht një nga personazhet e njohur të televizionit në Britani, Gordon Ramsay ka një miqësi të fortë me supermodelen Gigi Hadid.

Së fundmi, Gordon ka folur rreth miqësisë me Gigi-n dhe me shaka është shprehur se ajo është edhe arsyeja pse i flasin fëmijët e tij.

“Vajzat e mia më duan, jo sepse jam një shef i mirë. Më duan, sepse flas me Gigi Hadid. Kjo është arsyeja e vetme pse ato duan të flasin me mua”, ka thënë Ramsay.

Gorodon dhe Gigi janë njohur bashkë gjatë xhirimeve të “MasterChef Celebrity Showdown” në vitin 2016-të dhe kanë mbetur miq që nga ajo kohë.

Madje shefi i kuzhinës ka treguar se Gigi kërkon aprovimin e tij për ushqimet që gatuan dhe ka ndarë një histori.

“Gigi më dërgoi këtë pjatën më pasta disa javë më parë dhe më tha: “Shef, çfarë mendon?” Dhe i thashë: “Vajzë, është shumë e mirë. Në fakt është super e mirë”,” ka treguar Ramsay.