Modelja e “Victoria Secret” , Gigi Hadid, ka zgjedhur të pozojë nudo për revistën “French Vogue”.
Hadid ka përdorur duart për të mbuluar gjoksin e saj, teksa ka pozuar duke mos veshuar asgjë përveçse një palë këpucë me taka në setin fotografik bardhë e zi.
Ajo e ka ndarë kopertinën e kësaj reviste me 12.9 milionë ndjekësit e saj duke bërë shaka me faktin që nuk ka veshur asgjë.
“Ky është versioni ku unë shihem të kem veshur më shumë “Chanel N°5”. Eshtë një nder dhe një ëndërr e bërë realitet të jem në koverin e kësaj reviste. Faleminderit shumë”, ka shkruar bashkangjitur postimit modelja 20-vjeçare.
Gigi Hadid, momentalisht është e lidhur me ish-yllin e “One Direction”, Zayn Malik.