Supermodelja Gigi Hadid ka publikuar padashje një video në rrjetet sociale ku duket fytyra e vajzës së saj, Khai.

Për herë të parë, gjashtë muaj pas lindjes së saj, publiku u njoh me fytyrën e vajzës së modeles, por kjo e fundit e fshiu me shpejtësi.

Gjithsesi, fansat e Hadid janë treguar mjaft të shpejtë dhe kanë nxituar të bëjnë foto nga videoja, dhe këto të fundit po bëjnë xhiron e rrjetit.

Khai lindi gjashtë muaj më parë dhe modelja Gigi Hadid është treguar mjaft diskrete me privatësinë e të bijës. Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë zbuloi emrin e vogëlushes.