Bella, Anwar dhe Yolanda Hadid kanë folur hapur për betejën e tyre me sëmundjen “Lyme”. Modelja Gigi ishte e vetmja, e cila nuk është e prekur nga kjo sëmundje dhe gjatë adoleshencës së saj duhej të kujdesej për nënën, të motrën dhe vëllain.

Në një intervistë për revistën "Elle", Gigi ka thënë: "Të rritesha në një familje ku të tre pjesëtarët ishin të sëmurë më bëri shumë të pavarur. Nëna ime nuk mund të drejtonte makinën ose të çohej nga shtrati për disa ditë, kështu që unë çoja vëllain në shkollë ose përgatisja drekën. Por ndihesha edhe disi fajtore që isha e vetmja në familje që nuk mund t’i kuptonte atë që po kalonin. Është e vështirë kur e gjithë familja është duke vuajtur dhe ti nuk e di çfarë të bësh."

Sëmundja “Lyme” është një virus bakterial që shfaqet në formën e njollave të kuqe në lëkurë, si dhe shkakton kruarje të shpeshta. Në një formë më të avancuar, pasojat e saj arrijnë deri në humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë e lartë, si dhe probleme me zemrën.