Pas televotimit të hapur ditën e shtunë, këtë të martë mes Gimbos dhe Brikenës, njëri do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Në një bisedë të zhvilluar me Selinën, me të cilën ka nisur një raport dashurie, Gimbo i dha disa këshilla.
Ai tha se Selin duhet të vazhdojë lojën e saj, ndërsa ai do e presë jashtë, nëse eleminohet sot nga gara.
Gimbo kërkoi nga Selin që raporti mes tyre të mos ndryshojë, edhe nëse publiku ka vendosur që ai të lërë sot shtëpinë.
Gimbo: Kam një kërkesë për ty, vetëm mos më dëshpëro, mos më bëj të ndihem keq se këtu e përballoj, por jashtë… mos bjer pre e provokimeve.
Selin: Edhe unë kam një për ty, edhe nëse… për çdo gjë më prit
Gimbo: Të pret DJ-Gimbo, edhe ti ruaje veten. Nëse dal sot unë do rri në Shqipëri.
Selin: Rri te Greta.
Gimbo: Jo shkoj në hotel.
Selin: Vetëm mos të rrish vetëm
Gimbo: Unë nuk jam kurrë vetëm, edhe mbaje veten siç ke qenë me mua deri tani, se është dëshpërim shumë i madh për mua nëse gjërat ndryshojnë kur unë dal jashtë, bëj se çfarë të thotë zemra, mos u ndiko për asgjë, për fjalët e këtyre





