Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, vjen këtë të mërkurë në një vizitë blic në vendin tonë.

Numri një i qeverisë italiane do të mbërrijë në Shëngjin rreth orës 11:20 të ditës së sotme. E vetmja ndalesë në këtë vizitë disa orëshe të saj do të jetë qendra e pritjes të emigrantëve në Shëngjin ku do të inspektojë ndërtimet, sikurse do të shikojë edhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.

Kryeministria Meloni do të shoqërohet nga një numër i madh gazetarësh italianë.

Kryeministrja Meloni dhe kryeministri Edi Rama pritet nga Shëngjini të japin një konferencë për shtyp në orën 12:00.