ROMË, 20 prill 2013 – Giorgio Napolitano është rizgjedhur President i Italisë.

Kur votat e dhëna në favor të tij kaluan kuotën 504 duartrokitjet pushtuan sallën e parlamentit italian, ndërsa të gjithë deputetët, me përjashtim të përfaqësuesve të lëvizjes “5 Yjet” u ngritën në këmbë.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/