Kryeministri Edi Rama, ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne duke rikujtuat edhe një herë lidhur me garën më të madhe të çiklizmit botëror, “GIRO D’ITALIA” që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se gara do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë.
“180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, që do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale“, shkruan Rama.