Bluza e parë rozë në xhiron e Italisë në edicionin numër 100 përfundoi në krahët e Lukas Postlberger, me çiklistin austriak që ia doli të presë finishin para të tjerëve në fraksionin nga Algero deri në Olbia.Por spikati gjithashtu me një provë të admirueshme dhe çiklisti shqiptar i vetëm në garë, Eugert Zhupa që ishte në grupin e atyre që synuan deri në fund podiumin, por u penalizuan nga mbështetja ekipore dhe llogaritë në ndalesën ishullore në Sardenja. 

Etapa u ndez më shumë nga arratia e 5 ciklistëve në veçanti, Bialoblocki, Brutt, Teklehaimanot, Benedetti dhe pikërisht Eugert Zhupa, sportisti kuqezi i skuadrës Vilier Triestina. Kampioni shqiptar rezervoi nëj duel të bukur me Teklehaimanot për etapën superspeciale deri në Santa Teresa di Gallura, madje aty regjistroi kohën më të shpejtë, që gjithsesi nuk e futi dot në podium. Në finish pas 206 kilometrash i pari doli austriaku Postlberger, 25 vjeç dhe në debutimin absolut në Xhiron e Italisë, një arritje historike për kombin e tij që asnjëherë nuk kishte arritur të fitonte qoftë një fraksion.