15nëntor 2015 – Gjurma e gishtit të këputur zbulon terroristin e parë, autor të sulmeve të përgjakshme të Parisit. Omar Ismail Mostefai ishte një vendas 29-vjeçar, lindur në Paris, gishti i shkëputur nga trupi i të cilit u gjet gjatë natës në sallën e koncerteve Bataclan, skena e sulmit të përgjakshëm, tha agjencia e lajmeve “AFP”.
Qytetari francez kishte qenë i njohur për policinë për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me grupet e armatosura, por nuk kishte qenë i skeduar më parë për aktivitete të dhunshme, shkruan Panorama. Në 2010 Shërbimi i sigurisë së Francës njoftonte se ai është i radikalizuar. Por Mostefai nuk ishte përfshirë asnjëherë në një hetimet kundër terrorizmit.
Sipas ‘AFP”, Ismaili shkonte rregullisht në xhami, në Luce, që ndodhet afër Chartres. Vëllai i Mostafeit thotë se ai nuk ka pasur kontakte më të për vite të tëra, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare. Ai shprehet i befasuar që ai ishte shndërruar në radikal mysliman.
Omar Ismail Mostefai është njëri nga gjashtë fëmijët e familjes Mostefai. Kjo familje kishte ardhur në Francë nga Algjeria.
Nga sulmet me bomba e armë u vranë 129 persona dhe 352 mbetën të plagosur.
/portali DurresLajm/