Teksa aktualisht po zhvillohet mbledhja e OSBE-së në Tiranë, disa banore të Astirit po protestojnë kundër pranisë së ambasadorit Berndt Borchard.

Revoltimi vjen pas veprimit të pak ditëve më parë të vetë ambasadorit ndaj protestuesve të Astirit, i cili iu tregoi këtyre të fundit gishtin e mesëm.

Një ditë më vonë, Borchardt kërkoi edhe ndjesë publike:

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht.”