Në qendër të Durrësit, i pozicionuar 20 metra larg Bulevardit “Epidamn” dhe i rrethuar nga disa prej siteve arkeologjike dhe historike më të rëndësishme të qytetit 3000-vjeçar, “Giulia albergo” është një prej strukturave akomoduese më IN të momentit.

I rikonstruktuar totalisht, “Giulia albergo” ofron për këdo që zgjedh të pushojë disa ditë në Durrës, një qëndrim që nuk do të harrohet lehtë. Kujdesi i treguar deri në detajet më të vogla është një garanci më shumë për klientët.

Megjithëse vetëm pak muaj në treg, hoteli është kthyer në sinonim të rehatisë, komoditetit dhe lehtësisë me të cilën mund të vizitosh çdo sit të trashëgimisë së pasur kulturore të qytetit bregdetar. Madje, ato mund t’i admirosh edhe nga ballkoni i dhomës.

Por jo vetëm vizitorët dhe të huaj mund ta shijojnë këtë oaz qetësie dhe relaksi në qendër të Durrësit. Dyert e tij janë të hapura për këdo që zgjedh të konsumojë një mëngjes bufe në lokalin apo verandën e hotelit.   

Mes brioshëve të porsapërgatitur, byreçkave, shumëllojshmërisë së lëngjeve të frutave të saposhtrydhur, frutave të thata dhe atyre të stinës etj, përzgjedhja është paksa e vështirë. E nëse kërkoni një garanci më shumë për cilësinë e ushqimit, mjafton të kujtoni që ëmbëlsirat janë të gjitha nga pastiçeri “Çialda”.

Nëse doni ta konsumoni mëngjesin në lokalin e arreduar mjaft këndshëm apo në verandën plot diell e gjelbërim zgjedhja ju mbetet juve në dorë. Kundrejt një çmimi simbolik prej 500 lekësh mund të zgjidhni të shijoni mëngjesin tuaj të preferuar dhe pse jo ta nisni ditën në mënyrën më të bukur të mundshme, të mbushur plot energji pozitive.

Por e gjitha nuk mbaron këtu. Ndërsa mëngjeset të mbushin me energji, darkat janë një magji më vete.

Një gotë verë, antipasta të larmishme dhe mjaft të shijshme, ambient intim, ngrohtësi, por dhe romanticizëm. Me miqtë tuaj apo me të dashurit e zemrës mund të zgjidhni verandën apo lokalin e “Giulia Albergo” për një mbrëmje të paharrueshme.  

E ndërsa netët ftohen dhe temperaturat e ajrit bien, një batanije krahëve dhe ambienti i ngrohtë ju ftojnë t’i kaloni orët e mbrëmjes në një atmosferë mjaft relaksuese, nga e cila nuk do të doni të largoheni.  

Nëse e vizitoni njëherë “Giulia Albergo” do të doni të riktheheni sërish. Për të gjithë të interesuarit, adresa është: Lagjja nr. 1 , Rruga “Koloneli Tomson”, Durrës.

M.B.