Pas 80 ditë bisedimesh, Lëvizja 5 Yjet dhe Lidhja e ekstremit të djathtë i kanë paraqitur Presidentit të Italisë emrin e Giuseppe Conte për Kryeministër të vendit.
11 javë pas zgjedhjeve jo-vendimtare, partitë kanë rënë dakord edhe për qeverinë e konsideruar politike programi i të cilit parashikon miliarda euro në shkurtime taksash, shpenzime shtesë për mirëqenien e të varfërve dhe rishikim të reformave të pensionit.
Në deklaratën për medias pas takimit me Presidentin, Luigi Di Maio, i përgjigjet dhe kritikëve teksa shprehet: "Na lini të fillojmë, pastaj kritikoni".
Pas marrjes së firmës prej presidentit Sergio Mattarella, do të nisë puna për miratimin e Kabinetit Qeveritar.