Tifozët holandezë janë konfliktuar me disa qytetarë shqiptarë në zonën e nëntë-katësheve në Tiranë.
Grupi i të rinjve janë përplasur fizikisht, ndërsa në trotuar shihen edhe shenja gjaku. Një nga tifozët ka qenë i dehur dhe ka rënë nga karrigia, por ka pretenduar se e kanë shtyrë shqiptarët dhe më pas ka nisur konflikti.
Kjo ka qenë dinamika e përplasjes, detajet e së cilës deri më tani janë të pakta. Kujtojmë që ditët e fundit në Tiranë kanë ardhur shumë tifozë për sfidën mes Feyenoord dhe Romës që do të luhet në “Air Albania Stadium”.
Sa i takon incidenteve, ky është i pari deri më tani i këtyre përmasave, pasi shumica e kryeqytetit vijon të jetë në sinkron me festimet e kësaj ndeshje historike për vendin tonë.