Spanjë, 23 gusht 2014 – Trajneri i Atletico Madrid Diego Simeone u nxorr me karton të kuq nga arbitri i Superkupës së Spanjës Fernandez Borbalan për shkak të protestave ndaj anësorit. 

Në minutën e 26 Juanfran nuk u lejua të rifutej në fushë duke lënë "Los Colchoneros" për pak çaste me 10 lojtarë, gjë që tërboi teknikun argjentinas, i cili ianxorri inatin arbitrit anësor.

Simeone arriti deri aty sa i dha një të goditur "të ëmbël" me kokë anësorit ndërsa më pas doli jashtë duke kërkuar mbështetjen e tifozëve në "Vicente Calderon".

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/