LONDER, 17 shkurt 2013– Rihanna ka pasur një incident aspak të këndshëm një natë më parë, kur është goditur me shishe nga një fans. Për pasojë këngëtarja 24 vjeçare është çarë në këmbën e djathtë dhe ndërsa dilte nga klubi i natës në Londër dukej qartë gjaku që rridhte nga plaga e hapur në gju.
Rihanna ishte aty së bashku me modelen Cara Delevingne, e njohur ndryshe si “gruaja” e Rita Orës. Sipas disa burimeve, personi që goditi Rihannën me shishe i ka bërtitur pak çaste më parë këngëtares lidhur me të dashurin e saj Chris Brown dhe rikthimin e saj pranë tij dhe më pas ka hedhur shishen në drejtim të saj.
Përveç Rihannës, i plagosur ka mbetur edhe një nga truprojat e saj, i cili u përpoq të kapte personin që sulmoi këngëtaren e famshme.





