Gjallërimi i aktivitetit tregtar ka rritur volumin e mallrave të ngarkuara e shkarkuara në porte dhe transportin përmes hekurudhave dhe transportit ajror, bëri të ditur INSTAT. Për 11 mujorin eksportet janë rritur me rreth 13%, me një përmirësim të dukshëm në krahasim me ecurinë e vitit të kaluar, kur zgjerimi vjetor ishte gati zero.

Edhe turizmi po kalon ditë të mira, çka është shoqëruar me një lëvizje më të madhe të pasagjerëve në porte e avionë.

Sipas INSTAT, Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Nëntor 2017 është 342 mijë ton.

Në njëmbëdhjetëmujorin e 2017, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3,7 mln ton, duke u rritur me 8,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Porti i Durrësit zë 93,5 %, të gjithë mallrave të ngarkuara/shkarkuara në të gjitha portet gjatë periudhës Janar – Nëntor 2017.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 3,5 mln ton – kilometër, duke u rritur me rreth  4 herë krahasuar me Nëntor 2016.

Në njëmbëdhjetëmujorin e 2017, ky volum është 24 mln ton- kilometër, duke u rritur me rreth 3 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Në muajin Nëntor 2017, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 190 ton, duke u rritur 6,7 %, krahasuar me Nëntor 2016.

Në njëmbëdhjtëmujorin e 2017, me ajër janë transportuar 2.048 ton mallra, duke u rritur 3,5 %, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e 2016.

Numri i fluturimeve të kryera, në Nëntor 2017, është 1.872, duke shënuar një rritje me 4,5 %, ndaj Nëntor 2016.

Në njëmbëdhjetëmujorin e 2017, janë kryer  22.180 fluturime, duke u rritur me 9,8 %, krahasuar me njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Nëntor, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 186.164, duke u rritur

5,9 %, krahasuar me Nëntor 2016.

Në njëmbedhjetëmujori e 2017, transporti ajror i pasagjerëve zë 61,7 % të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në njëmbëdhjetëmujorin e 2017 është 2.410.997 duke u rritur me 21,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Nëntor 2017 është 51.749 persona, krahasuar me Nëntor 2016, ky tregues është rritur 9,1 %.

Në njëmbëdhjetëmujorin e 2017, kanë udhëtuar me linjë detare 1.431.999 pasagjerë, duke u rritur me 18,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eksportet e mallrave

Në Nëntor 2017, mallrat e eksportuara me det zënë 62,2 %, me rrugë 36,3 % dhe me ajër 0,5 %.  Mallrat e eksportuara me rrugë, në Nëntor 2017, janë rritur me 26,8 % ndërsa me det janë rritur 40,0 %, krahasuar me Nëntor 2016.

Gjatë njëmbëdhjetëmujorit  2017, mallrat e eksportuara me det zënë 62,8 %, me rrugë 35,9 % dhe me ajër 0,5 %.

Mallrat e eksportuara me rrugë, në njëmbëdhjetëmujorin 2017, u rritën 26,0 % ndërsa me det u rritën 8,9 %, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Importet e mallrave

Në Nëntor 2017, mallrat e importuara me det zënë 48,2 %, me rrugë 44,2 % dhe me ajër  2,5 %.

Mallrat e  importuara me hekurudhë, në Nëntor 2017, janë rritur me 5 herë  dhe me det  janë rritur me 6,0 %, krahasuar me Nëntor 2016. /Monitor/