Një gjarpër ka lënë pa energji elektrike një pjesë të zonës së Malit të Robit.
Sipas OSHEE-së, rreth orës 11.30 u stakua linja 35kv Shkozet-Kavajë. Brigada e OSHEE-së është nisur të verifikojë avarinë dhe defekti u identifikua në një kabinë elektrike private pranë zonës së Shkallnuerit.
Shkak ishte bërë një gjarpër në një kabinë që kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kv, duke sjellë stakim të të gjithë linjës disa kilometra. Më pas kabina është futur në punë, ndërsa është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën.





