Teuta vijon me serinë e barazimeve, ku as në ndeshjen e fundit nuk arriti të dalë me fitore ndaj Laçit në Durrës, pavarësisht dominimit. Lorenco Vila u shpreh se skuadrës durrsake po i mungon vetëm fati, pasi ekipi krijon raste dhe volum loje.

Ai shpreson që shumë shpejt ekipi ta kalojë ngërçin e të hyjë në rrugën që të gjithë presin.

Përsëri nuk arritët të fitoni, çfarë po ndodh me Teutën?

Është e pabesueshme. As ne vetë nuk e dimë çfarë po ndodh. Po dominojmë çdo kundërshtar, krijojmë raste dhe volum loje, por nuk po arrijmë të dalim nga ky ngërç rezultatesh.

Shënoni që në minutën e 3-të, por nuk e mbyllët ndeshjen…

Është e vërtetë. Goli na doli shpejt, krijuam pa fund, por edhe Laçi u mbrojt mirë, pasi siç dihet, edhe ata kanë një ekip të fortë. Shpresoj që të kemi edhe pak fat, pasi dhe fati është pjesë e futbollit.