Pas konsultimeve me Presidentin, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zbuluar se Ilir Meta ka caktuar 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në bashkitë pa kryetar.

“Për në nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta dhe nga Presidenti. Jemi informuar dhe Presidenti mendon që zgjedhjet e pjesshme të zhvillohen në 6 mars”, tha Balla.

Kujtojmë se presidenti Meta ka deklaruar se pa kryetarë janë 6 bashki, konkretisht Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi.