Ikona e Formula 1, Michael Schumacher do i nënshtrohet një operacioni të qelizave burimore në përpjekje për të rigjeneruar sistemin e tij nervor pas aksidentit me ski në vitin 2013.
Pas incidentit të rëndë, gjendja e Michael është mbajtur sekret dhe familja e tij refuzon të japë informacione mbi shëndetin e Michael.
Sipas mediave italiane, fituesi 7 herë i Formula 1 do i nënshtrohet operacionit pas disa ditësh. Ndërhyrja pritet të kryet nga kardologu francez Philippe Menasche.
Menasche raportohet se i ka bërë edhe një tjetër operacion Michael shtatorin e kaluar.
Në operacionin që do kryhet mbi 51-vjeçarin qelizat e dëmtuara do zëvëndësohen me qeliza të shëndetshme që do merren nga palca e kockave.
Schumacher pësoi një dëmtim të rëndë të trurit pas aksidentit në vitin 2013.





