Një efektiv policie është plagosur me thikë në Fushë-Arrëz.

Policia njoftoi se rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet thikë, punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij, shtuan të njëjtat burime.

“Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet më tej në njoftimin paraprak të policisë lidhur me ngjarjen.