Deputeti demokristian, Nard Ndoka, pothuajse çdo verë fotografohet në Dhërmi. Së bashku me familjen dhe miqtë, ai e shijon shumë bregdetin e bukur të Jugut.

“Panorama” shkrua se Ndokës nuk i pëlqen të dystohet në shezlong, por në përgjithësi lëviz, duke luajtur volejboll apo duke bërë ndonjë gjë tjetër, natyrisht përveç notit.

Kësaj here, menjëherë pas notit, deputeti ka dalë në breg dhe ka filluar të bëjë disa ushtrime, të cilat të ç’tensionojnë muskujt.

Ai ka tërhequr vëmendjen e plazhistëve të tjerë, të cilët nuk kanë ngurruar për ta fotografuar deputetin me sens të veçantë humori.