5 tetor 2015 – Gjashtë vite më parë, një amerikan po hapte llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” me anë të celularit të tij, kur papritur u gjend në llogarinë e një femre.
Schuler Benson nuk kishte asnjë mik të përbashkët me Celeste Benson, dhe u habit kur pa se si kishte të hapur llogarinë e saj të “Facebook”-ut. Ata gjithashtu jetonin 1 mijë milje larg njëri-tjetrit.
Sapo kuptoi se ishte një gabim, Schuler doli nga llogaria e saj. Por pak më vonë amerikanit i vjen një ftesë miqësie, dhe ishte pikërisht Celeste. Ata nisën të shkëmbejnë mesazhe dhe zbuluan se kishin shumë gjëra të përbashkëta dhe nisën të dalin.
Tashmë, çifti është i martuar dhe historinë e tyre e kanë bërë publike në rrjete sociale.
“Gjeta partneren, mikeshën time më të mirë, dashurinë time të madhe falë një gabimi të vogël në mediat sociale. Ka gjëra të këqija në këtë botë, por shpesh ka bukuri në to”, thotë Schuler.
/portali DurresLajm/