Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka komentuar sërish vendimin e kreut të demokratëve, Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar .

I pyetur nga gazetarët nëse ky vendim ishte i drejtë ai është shprehur se Lulzim Basha apo PD-ja nuk kishte mundësi tjetër.

“Nuk ka pyetje të gabuara, por ka diçka të impostuar në pyetjen tuaj. Nuk shtrohet pyeta ishte vendim i gabuar apo i padrejtë. Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha apo PD-ja. Duket se ishte shtegu i vetëm për të kaluar. E kam thënë dhe në një media se Sali Berisha është person i madh politik, beteja për statut që mund të bëjë ai, nuk janë beteja për të, pasi janë të një kalibri të vogël.”, tha ai per mediat pak pas perfundimit te mbledhjes se grupit parlamentar.