Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, njëherësh edhe nënkryetar i PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me banorët e Laçit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjemarkaj ndan me ndjekësit e tij çështjet që u diskutuan në takimin me demokratët e Laçit, ku morën pjesë ndër të tjera edhe deputetja Elda Hoti, Kastriot Piroli dhe kryetari i PD-së të Kurbinit, Edmond Shkoza.

Gjekmarkaj thotë se pjesëmarrja mbresëlënëse sipas tij në këtë takim është një motiv më shumë për betejën e Pranverës. Ai shtoi se zgjedhjet e 2025 do t’i sjellin Shqipërisë rrotacionin e shumëpritur politik.

Zgjidhja është rikthimi i PD-së në pushtet! Oferta e saj ekonomike, 200 euro minimumi jetik, 200 euro pensioni minimal, 500 euro rroga minimale, 1200 euro rroga mesatare, 160 milion euro menjëherë për bujqësinë, rrogat me të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët e mjekët”, – thotë Gjekmarkaj.