Teksa nesër pedagogët kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie nëse qeveria nuk plotëson kushtet e tyre, vjen një koment nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.

I ftuar në Frontline në News24 të gazetares Marsela Karapanço, si pedagog dhe politikan Gjekmarkaj mbështeti kërkesat e akademikëve, ndërsa shtoi se nëse kjo do të ndodhtë, nesër do të ishte një ditë e zezë.

“Në pamjet që ju shfaqët, siç duket qartë aty kishte pak pedagog. Ka qenë në vitet 80 pedagog kryeministri, por e ka harruar. Pushteti ka pasur marrëdhënie të keqe me elitat. Ajo rrogë të mjafton vetëm për të kursyer, për të mbajtur shpirtin gjallë. Rritjen e fundit serioze e bëri qeveria e Nanos, gati kohë arkeologjike.

Të bësh një krahasim me Kosovën, ka rroga shumë më të larta. Ne po kërkojmë barazi mes Shqipërisë dhe Kosovën. Kam mbajtur 2 herë fjalën në parlament, dhe jam në krahun e tyre që kërkesat e tyre të plotësohen. Më duken se të gjitha kërkesat mund të negociohen. Shpresoj që qeveria të reflektojë para se pedagogët të ngujohen. është e trishtë që pedagogët, pavarësisht akuzave politike, janë pedagogë të Republikës së Shqipërisë.

Është ditë e zezë nëse pedagogët hyjnë në grevë. Ky qëndrim nuk lë shpresa, por shpresoj që Rama të arsyetojë dhe të tërhiqet nga deklaratat pa din e iman. Unë nuk shkoj në akte ekstreme. S’janë kauza që të zgjidhjen në këtë mënyrë, por i përkrah me zgjedhjet e tyre.”, tha Gjekmarkaj.