Momentet e fundit të një gruaje kanë qenë të tmerrshme: sapo zbulon që i shoqi e tradhtonte me një grua, ajo vdes për shkak se ai e përplas me makinë.

Gruaja nga Zhongshan, Guangdong, pasi dyshonte se bashkëshorti kishte një marrëdhënie jashtëmartesore vendosi ta ndiqte. Sapo i ka parë së bashku në makinë të shoqin me dashnoren, është përpjekur që të hapë derën e pasagjerit.

Por ai nuk ndalon, nis të ecë me makinë dhe e përplas. Si pasojë ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi goditja që mori ishte fatale. “Live Leak” raporton se pas ngjarjes burri është dorëzuar në polici.