Është kthyer në shtëpi në orët e vona të natës dhe është shokuar nga ajo që ka parë. Gruaja e tij ishte në krahët e dashnorit. I ndodhur në këto kushte dhe i mbërthyer nga inati ka nisur të godasë me shkelma dhe grushta në fytyrë dhe trup dashnorin e gruas duke e lënë të plagosur rëndë.

Edhe për pak, kriza e xhelozisë mund të ishte kthyer në tragjedi. I rrahur rëndë ka mbetur një italian 45-vjeçar, ndërkohë ende nuk dihet nëse policia italiane do të nisë procedimin penal për 40-vjeçarin rumun që e ‘ngordhi’ në dru.