Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” Florjan Jaupaj vendosi t’i thoshte publikisht bashkëshortes së tij atë që kishte ruajtur për 15 vite. Historia e tyre është një histori e pazakontë që nis që kur ajo ishte 2 vjeç ndërsa Florjani 6 vjeç. Babai i Sonilës i premtoi babait të tij vajzën që të martoheshin sëbashku kur të rriteshin. Por, jeta i përballi me shumë pengesa që ua bënë të ëvshtirë bashkimin. Motra e Florjanit humb jetën tragjikisht në një aksident dhe pas disa kohësh kur ai ishte 15 vjeç, humb edhe babanë.  

Në vitin 2000 unë kam qenë në Itali për të punuar, pasi pas humbjes së babait m’u desh të punoja që në moshë fare të vogël. Gjatë gjithë kësaj kohe unë e ruaja nga larg Sonilën, kur ajo shkonte në shkollë, madje i kisha vënë edhe roje nga mbrapa në kohën kur isha në Itali. Një ditë më vijnë ndërmend fjalët e babait dhe dëshira që ai kishte që unë të martohesha me Sonilën. I them nënës, që të shkonte të pyeste tek shtëpia e Sejdinit për vajzën. Ndërkohë Sejdini i thotë se këtë amanet e ka ruajtur dhe priste që të kthehesha unë nga Italia. Unë më pas marr në telefon vjehrrin dhe i them që të bëhet fejesa ime edhe pse unë nuk isha i pranishëm. Në dhjetor të 2001 është bërë fejesa ime, ndërkohë unë isha në Itali. Një muaj para se të bëhej fejesa, unë flas për herë të parë me nusen në telefon dhe i them: Sonilë ti hallet e mia i di shumë mirë, që kam një nënë të vjetër dhe një vëlla të sëmurë. Prandaj nëqoftëse ti do të pranosh të kalosh jetën me mua dhe i merr parasysh këto gjëra, me mua do të kalosh shumë mirë. Ajo pranon pasi vetë familja e saj kishte folur mirë për mua. Bëhet fejesa dhe unazën ia vendos mamaja ime. Më pas në vitin 2002 është bërë dasma ime, por nuk e di sesi ma dha në atë moment dhe nuk ia kam vendosur unazën Sonilës. Vjehrrës i ngeli merak kjo gjë, gjithashtu edhe kunatës time dhe sot kam vendosur që t’ia dhuroj unazën publikisht” tha ai.

Ajo që është e çuditshme është fakti se gjithë këto vite bashkë, ata nuk kanë qenë asnjëherë vetëm. Florjani, si një karakter i ftohtë, e ka patur shumë të vështirë t’i shprehë asaj dashurinë. Gjatë viteve që kanë qenë bashkë, ai mund t’ia ketë thënë asaj tre ose katër herë. Dhe për këtë arsye, sot ai “e rregulloi gabimin”: “Të kam sjellë sot këtu, meqënëse nuk ta kam shprehur asnjëherë dashurinë ashtu siç duhet. Dua të të them që të dua me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt!”