TIRANE, 2 maj 2013– Zonja e shtëpisë gjen në dollapin e rrobave hajdutin adoleshent.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën e Dibrës në kryeqytet, ku shtetasja Vjollca.
Sapo është kthyer nga puna rreth orës 21:00 të mbrëmjes dhe gjatë kohës që hapte derën ka dëgjuar zhurmë brenda banesës së saj.
Kureshtja e ka bërë që të kryeje një kontroll të shpejtë por nuk ka gjetur njeri, në momentin që ajo po ndërronte rrobat e punës me ato të shtëpisë në dollapin e rrobave ka gjetur të fshehur 17 vjecarin Shpresim . M nga Kukësi me banim në Paskuqan.
Adoleshenti kishte futur nën bluzën e tij një sasi bizhuterish dhe parash të grabituara në shtëpinë e 40 vjeçares.
Vjollca.C., menjëherë ka marrë në telefon policine në numrin 129 dhe deri në kohën e mbërritjes së uniformave blu është përleshur me hajdutin të cilin e mbajti të mbyllur në dollap.
Burime të policisë së Komisariatit numër 4 bëjnë me dije se adoleshnti kishte hyrë nëpërmjet ballkonit dhe është i dënuar më parë për vjedhje të kryer ne bashkëpunim.
Ndaj 17 vjecarit Shpresim. M., është ngritur akuza e vjedhjes së pasurisë parashikuar nga neni 134 i kodit penal.





