Një djalë i ri, është futur në telashe pas përballjes me ish-bashkëjetuesen e tij në stacionin e autobusit të Kombinatit në kryeqytet.
20-vjeçarja me inicialet E. C., banuese në Tiranë ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje prej tij, por kjo s’e ka ndalur të riun ta shajë dhe kanosë me fjalë.
Policia po punon për shoqërimin e të riut B. D., vjeç 25, i cili akuzohet se ka shkelur nenin 321 të Kodit Penal, "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".
Njoftimi i Policisë
Më datë 20.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B. D., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në Kombinat, te stacioni i autobusit, ka kanosur me fjalë ish-bashkëjetuesen, E. C., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje. Punohet për shoqërimin e B.D. Neni 321 i Kodit Penal.





