Brazil, 6 gusht 2014 – Një grua nga Brazili  kishte vite që kërkonte nënën e saj, e cila e kishte braktisur kur ishte e vogël, arriti të kontaktojë me të, por zbuloi nga rrëfimi i saj se ishte martuar me të vëllanë.

Adriana 39 vjeç dhe bashkëshorti i saj Leandro 37 vjeç kanë shumë vite që janë në kërkim të nënave të tyre biologjike, e cila i kishte braktisur kur ata ishin ende fëmijë, por asnjëri nuk do e imagjinonte që ata ishin në kërkim të të njëjtit person.

Adriana i kërkoi ndihmë një radioje lokale “Radio Globos”, e cila ndihmonte njerëzit të gjenin familjarët e humbur, dhe në fund të intervistës ajo arriti të kontaktonte me nënën e saj.

Por kur nëna po i shpjegonte se kishte dhe një fëmijë tjetër që e kishte braktisur dhe që quhet Leandro, ajo nuk po i besonte veshëve të saj dhe tha ‘Leando është burri im dhe ne kemi një vajzë 6-vjeçare’. Adriana u shpreh se nuk do divorcohej nga bashkëshorti, njëkohësisht vëllai i saj.

“Vetëm vdekja do na ndajë, e gjithë kjo ndodhi sepse kjo ishte dëshira e Zotit, ne kemi shumë plane të cilat do t’i realizojmë së bashku” shprehet Adriana e cila nuk fajëson mamanë e saj e cila i braktisi.