Itali, 13 maj 2014 – Ka gjetur një portofol me një ‘thesar’ brenda, por pa u menduar dy herë ia ka kthyer pronarit të ligjshëm. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë të javës së kaluar në qytetin Pesaro, në Itali.
Portofoli është gjetur nga një shtëpiake 40 vjeçare, Alessandra Correra. Brenda portofolit ndodhej një çek me vlerë 88 mijë euro dhe 8 mijë euro të tjera, në prerje 500.
Portofoli i përkiste një biznesmeni 50 vjeçar, Gerardo Barbato, i cili ndodhej atë ditë në Pesaro për punë. Çeku ishte vlera e një shtëpie, që ai kishte shitur në Romë.
I habitur me gjestin e shtëpiakes, ai i ka ofruar zonjës një shpërblim modest për ndershmërinë e saj, por kjo e fundit nuk ka pranuar asgjë tjetër veçse një kafe.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





