Itali, 23 mars 2014 – Karabinierët italianë janë përballur me një rast të veçantë denoncimi këtë fundjavë. Një e re, pak më shumë se 18 vjeç ka kapur në flagrancë të fejuarin e saj, ndërsa po kryente marrëdhënie seksuale jashtë një diskoteke me miken e saj më të mirë. Por ndërsa vajza ka nisur të kërkojë shpjegime nga i fejuari dhe mikesha e saj, kjo e fundit i ka deklaruar: “I fejuari yt po më përdhunonte”.

Sipas karabinierëve, gjithçka ka nisur kur treshja në fjalë ka shkuar në diskotekë në Senigallia, në jug të Italisë, mbrëmjen e së premtes. Mes alkoolit dhe kërcimeve, të rinjtë kanë humbur njëri tjetrin. 18 vjeçarja është vënë në kërkim të të dashurit të saj dhe ka mundur ta gjejë jashtë diskotekës, ndërsa po bënte seks me mikeshën e saj. Tashmë karabinierët po mbledhin dëshmitë e tre protagonistëve të kësaj ngjarjeje për të verifikuar nëse bëhej fjalë për një përdhunim apo për një marrëdhënie seksuale konsensuale.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/