TIRANE, 25 dhjetor 2013- Policia e kryeqytetit ka gjetur në një kosh mbeturinash pranë zonës së Sanatoriumit në lagjen Sauk të kryeqytetit, dy automatikë kallashnikovë, një palë xhinse dhe nje bluze. Armët dhe veshjet  janë gjetur pak kilometra larg qendrës tregtare "TEG" në kryeqytet, ku pasditen e djeshme katër persona të maskuar si Babagjyshi i Vitit të Ri grabiten një argjendari.
Policia dyshon se këto armë dhe rroba i përkasin 4 babagjyshëve të cilët pasditen e djeshme terrorizuan në kërcënimin e armës klientët e qendrës tregtare Tirana East Gate, dhe mundën të grabisin një sasi të konsiderueshme floriri në një argjendari.Prova material janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës në policinë e Qarkut Tirranë, ku po analizohen për të gjetur ndonjë gjurmë që lidh këto sende me autorët.Deri në këto moment nga blutë e kryeqytetit janë shoqëruar 14 persona të cilët kanë dhënë dëshmi të vlefshme për zbardhjen e ngjarjeve.

Më poshtë keni videon me momentin e grabitjes së argjendarisë nga "babagjyshët"