Gjatë pastrimit të një pusete në kryeqytet, punonjësit e Ujësjellësit kanë gjetur dy armë zjarri dhe një kuti me fishekë.

Ato janë gjetur në rrugën “Agim Qarri” në Tiranë, të cilat më pas e sekuestruan nga policia.

Më datë 29.09.2016, në rrugën “Agim Qarri”, punonjësit e UKT-së, gjatë pastrimit të një pusete kanë gjetur dy armë zjarri: një pushkë, model 56, dhe një automatik, model 56, kalibri 7.62 mm, pa karikator dhe një kuti metalike me fishekë model 56, kalibri 7.62 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia e Tiranës.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.