Policia e Dibrës ka gjetur dhe ka sekuestruar dy armë kallashnikovë, një sasi municionesh në lagjen ‘Gjok Doçi” të qytetit të Peshkopisë dhe lëndë narkotike.
Policia thotë se dy kallashnikovët janë gjetur në një kosh mbeturinash, ndërsa 130 bimë kanabis sativa janë gjetur në vendin e quajtur “Melore”, në fshatin Zerqan. Efektivët e policisë e kanë identifikuar kultivuesin e tyre të cilin e kanë shpallur në kërkim.
Armët e zjarrit janë sekuestruar dhe do të dërgohen në laboratorin kriminalistik shkencor në Tiranë për ekzaminim të mëtejshëm.





