Luçano Spaleti nuk po gjen qetësi. Pas rezultateve zhgënjyese që ka koleksionuar Roma në fushë, trajnerit i duhet që të merret edhe me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur pak ditë më parë në një shtëpi të vjetër në Empoli, e cila është në pronësi të tij. Sipas gazetës italiane “La Nazione”, ditën e djeshme në një shtëpi karakteristike të Empolit janë gjetur dy trupa të karbonizuar.
Sipas autoriteteve përkatëse, identiteti i kufomave nuk është bërë ende i ditur, pasi shkalla e djegies ka qenë e lartë dhe mjekët duhet të kryejnë testet e ADN-së për të përcaktuar identitetin.Sipas ekspertizës, dy viktimat janë djegur nga flakët e ndezura prej tyre, me qëllim që të ndriçonin shtëpinë e pabanuar.