Dy turistë gjermanë të bllokuar në zonën e Thethit janë gjetur nga policia dhe banorët e zonës.
Turistët me iniciale E. S., dhe A. B., kishin humbur rrugën dhe mbetën të bllokuar në zonën mes qafës së Valbonës dhe Ragamit.
Ata ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore. Turistët u transportuan nga policia dhe banorët e zonës dhe i strehuan në një banesë në fshatin Theth.
"Në bashkëpunim me banorët e zonës, shërbimet e Policisë në orët e mbrëmjes kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e dy turistëve E. S., dhe A. B., me shtetësi gjermane, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën mes qafës së Valbonës dhe Ragamit, pasi kishin humbur rrugën", raporton policia.





