Disa eshtra njeriu janë zbuluar sot në hyrje të qendrës shëndetësore në fshatin Koritë të Korçës.
Mësohet se eshtrat janë gjetur gjatë gërmimeve në kanalin e tubacioneve në qendrën shëndetësore.
Policia e Korçës ka marrë eshtrat dhe po punon për të sqaruar rrethanat në lidhje me këtë ngjarje.
Sipas banorëve, qendra shëndetësore ka vite që është ndërtuar, ndërsa më parë ka shërbyer si banesë. Nuk është hera e parë që në këtë vend janë gjetur eshtra të trupit të njeriut.





