Gjenden eshtrat e një personi në fshatin Spaç të Fushë-Arrëzit. Policia po punon për identifikimin e trupit të pajetë, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një person që rezultonte i zhdukur që prej vitit 2014.
Dyshohet se bëhet fjalë për shtetasin Ndue Kolica. Vajza e tij pohoi se nga rrobat, ka shumë gjasa që eshtrat në fjalë t’i përkasin babait të saj.
Ndërkohë, eshtrat janë dërguar për ekzaminim në Tiranë, për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për Ndue Kolicajn, apo ndonjë person tjetër.





