Eshtrat e 11 vjeçarit Jacob Wetterling, i zhdukur që në vitin 1989, janë gjetur.
I mituri u rrëmbye, ndërsa po bënte xhiro me biçikletë me vëllanë dhe një shok.
Vogëlushi u rrëmbye nga një burrë i maskuar, afër shtëpisë së tij në Mineapolis.
Asnjë person nuk u arrestua për rrëmbimin dhe zhdukjen e tij.
Një vit më parë, çështja Wetterling u rihap dhe autoritetet dyshonin tek Danny Heinrich.
Sipas FBI-së, Heinrich korrespondon me përshkrimin e bërë nga vëllai dhe shoku i 11 vjeçarit të zhdukur për personin që e rrëmbeu.
Heinrich akuzohet për ngacmimin e disa fëmijëve, jo larg vendit ku u rrëmbye 11 vjeçari, përgjatë viteve 1986-1988.
Së fundmi, ADN-ja e tij u gjet në bluzën e një 12 vjeçari, të cilin ai e kishte ngacmuar 9 muaj para rrëmbimit të Jacob Wetterling.





