Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Tokios ka zbuluar mikrobe të gjalla brenda një shkëmbi 2 miliardë vjeçar në veri-lindje të Afrikës së Jugut, duke shënuar një nga zbulimet më të jashtëzakonshme në fushën e biologjisë dhe gjeologjisë.

Mostrat u morën nga Kompleksi Igneous Bushveld, një formacion i rrallë shkëmbor që përmban rreth 70% të rezervave botërore të platinit. Në çarje të izoluara, të mbrojtura nga balta dhe të paprekura për miliona vite, shkencëtarët zbuluan mikrobe që kishin mbijetuar në kushte ekstreme, pa ndërveprim me mjedisin e jashtëm.

Zbulimi, i publikuar në revistën “Microbial Ecology”, vërteton se jeta mund të mbijetojë për periudha të jashtëzakonshme kohore në izolim të plotë. Këto mikrobe, të quajtura “kapsula të gjalla kohe”, u identifikuan përmes mikroskopisë elektronike dhe analizës së ADN-së.