15 maj 2015 – Gjenden pas 4 ditësh dy vajzat e mitura të zhdukura pa asnjë gjurmë të martën. Në mbrëmje, minorenet, njëra 14 vjeçe e tjetra 15 vjeçe, u zbuluan në një ndërtesë të vjetër po në qytetin e Korçës, nga të afërmit e tyre. Familjarët bënë apel për gjetjen e vajzave, pasi dëshmitarët u kishin thënë se ato u larguan të martën me një Golf 3.
Mësohet se ato janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Pritet që të merren në pyetje nga policia për shkaqet e largimit dhe nëse janë mashtruar nga dikush.
Agjencia e lajmeve "Dyrrah"